Site icon Telegrafi

Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me afat të sakaduar të regjistrimit

Policia e Kosovës ka hasur në qytetin e Klinës një shofer duke vozitur veturën me afat të skaduar të regjistrimit.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se ndaj shoferit është shqiptuar dënimi 200 euro dhe ka sekuestruar veturën përkohësisht, transmeton Telegrafi.

“Stacioni Policor nё Klinё, vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, me datё 25.05.2024, gjatё patrullimeve rutinore kanё hasur kundёrvajtёsin i cili drejtonte automjetin me afat tё skaduar tё regjistrimit. Pёr kundёrvajtёsin ёshtё shqiptuar fletgjoba: 200 euro dhe sekuestrimi i përkohshëm i automjetit”, thuhet në njoftim.

Tutje, në komunikatë thuhet se policia do të vazhdojë me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.

“Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik”./Telegrafi/

Exit mobile version