Telegrafi

Policia del në vendngjarje për një rrahje masive, lëndohet polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas marrjes se informatës për një rrahje masive njësiti policor ka dalë në vend ngjarje, ndërkaq gjatë intervenimit zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, të enjten në ora 20:11.

Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/