Policia e Kosovës ka arrestuar sot deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Sot, konfrom detyrimit ligjit, policia ka realizuar një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër arresti është nxjerrë me datën 12.05. 2019, dhe në të janë specifikuar detyrimet për policinë që i pandehuri D.M të dërgohet në Objektin e Pallatit të
Drejtësisë, saktësisht në Prokurorinë Themelore”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës. /Telegrafi/