Policia në Republikën Çeke ka shpalosur modelin më të fundit në flotën e saj të makinave – një Ferrari të aftë për shpejtësi deri në 326 kilometra në orë.
Siç raporton BBC, përcjell Telegrafi, policia tha se makina ishte konfiskuar nga kriminelët.
Kostoja prej 12 mijë eurosh për ta konvertuar automjetin për përdorim policor ishte pothuajse e njëjtë me blerjen e një makine të re Skoda, shtuan ata.
Ferrari 458 Italia do të përdoret për identifikimin e garave të paligjshme rrugore dhe mes tjerash dhe ndjekjen e makinave të vjedhura.
Me vija fluoreshente të verdha dhe blu, automjeti do të përdoret nga departamenti special i mbikëqyrjes dhe do të drejtohet nga oficerë të trajnuar posaçërisht.
Jiri Zly, kreu i departamentit të trafikut të policisë, tha se Ferrari, ndër të tjera, do të përdoret kundër “shoferëve më agresivë” në rrugët çeke.
Policia çeke ka qindra automjete të konfiskuara që vijnë nga kriminelët dhe përdoren për të luftuar aktivitetin e rëndë kriminal në të gjithë vendin, tha policia. /Telegrafi/