Policia çeke ka lëshuar një njoftim për publikun përmes së cilës mohon njoftimet e disa mediumeve për gjoja sjellje joprofesionalë të tyre ndaj aktivistëve dhe gazetarëve në kufirin maqedono-grek në kampin Idomeni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lajmin e bën të ditur korrespondenti i agjencisë së lajmeve ”MIA” nga kryeqyteti çek, Praga. Sipas këtij njoftimi, policia çeke i trajton si gënjeshtra pohimet e tilla dhe se nuk është arrestuar ndonjë shtetas i republikës çeke.
Më tej, policia çeke thotë se të gjithë policët që janë të dërguar në mision jashtë vendit, në mbrojtje të kufirit të Schengen-it, e kryejnë detyrën e tyre në rregull dhe se profesionalizmi i tyre është i vlerësuar madje edhe nga qytetarët e Maqedonisë./Telegrafi/