Telegrafi

Policia britanike ndaloi të dehurin që drejtonte veturën nëpër autostradë në drejtim të kundërt (Video)

Shoferi i dehur mund të kishte shkaktuar aksidente serioze, por policia britanike i ka përdorur metodat e veta për ta parandaluar një aksident, që mund të ishte tragjik.

Vozitja nën ndikimin e alkoolit është një ide e gabuar, por po që se kjo realizohet me shpejtësi në drejtim të gabuar dhe nëpër autostradë, atëherë është një çmenduri, transmeton Telegrafi.

Ishte pikërisht ky skenar me të cilin u përball policia britanike në Thames Walley të Anglisë, rreth orës 23:30.

Vetura Citron që po po ndalonte dhe lëvizte në mënyrë të pazakontë, u ndalua nga makina e policisë që i doli në pjesën anësore. Për ta arrestuar menjëherë shoferi, që ishte katër herë mbi limitin e lejuar të vozitjes nën ndikimin e alkoolit.

Me anë të pamjeve që janë shpërndarë, po kërkohet të mos vozitet vetura pas konsumit të pijeve alkoolike, pasi mund të ndodhë gjithçka. /Telegrafi/