Site icon Telegrafi

Policia britanike futet në apartamentin e burrit që kishte therur me thikë në fyt zyrtarin policor – dorëzohet kur e kupton se nuk ka nga t’ia mbajë (Video)

Forca të shumta të policisë ishin futur në apartamentin e një burri, i cili fshehur në tualet pasi kishte therur me thikë në fyt një zyrtar policor.

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë, shfaqin momentin kur thyejnë derën e apartamentit të Jason Brosn në Birmingham të Anglisë, ku më pas shkrepin disa plumba, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët policorë arritën ta gjejnë sulmuesi,n që ishte fshehur në tualet me duart e mbuluara nga gjaku i policit që e kishte therur me thikë në fyt.

Në video dëgjohet polici duke i thënë 48-vjeçarit që të qëndrojë i qetë dhe të veprojë siç i thotë ai. Dhe me të kuptuar se nuk ka nga t’ia mbajë vendosë të dorëzohet dhe menjëherë prangoset. /Telegrafi/

Exit mobile version