Telegrafi

Policia brenda 24 orëve dënon 688 qytetarë që shkelën ligjin anti-COVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit 688 tiketa ndaj qytetarëve që kanë shkelur Ligjin anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit ditor të PK-së, ku po ashtu thuhet se janë shqiptuar edhe 917 tiketa trafiku.

Sipas të dhënave, brenda ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente me dëme materiale, 15 me të lënduar dhe një me fatalitet.

Kurse, 11 persona janë arrestuar, 5 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 3 në mbajtje. /Telegrafi/