Policia e ka bllokuar për qarkullim rrugën “B” në kryeqytet, ku dyshohet se është vendosur një mjet shpërthyes.
Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën ‘B’ në Prishtinë”, ka thënë ajo.
Ahmeti tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.
Aktualisht një pjesë e kësaj rruge është mbyllur për qarkullim të automjeteve dhe këmbësorëve. /Telegrafi/