Telegrafi

Policia belge kap kokainë në vlerë të 1.4 miliard eurove

Policia belge thotë se ata kapën gati 28 ton kokainë me vlerë 1.4 miliard euro pasi u infiltruan në grupin e kriminelëve.

Në fund të shkurtit, gjatë marsit dhe fillimit të prillit, policia kapi 27.64 ton kokainë në portin e Antwerpen, duke përfshirë një dërgesë rekord prej gati 11 tonë brenda natës nga 2 në 3 prill.

Oficerët e specializuar të policisë fituan informacionin mbi dërgesat e kokainës përmes shërbimit të koduar Sky ECC të mesazheve, shkruan cnn.

Vitin e kaluar, agjencitë në Francë dhe Holandë u infiltruan në platformën EncroChat dhe ndanë të dhëna përmes Europol, duke lejuar policinë të monitorojë komunikimin privat të kriminelëve.

EncroChat, i cili ofronte një shërbim të sigurt të mesazheve mobile, ishte një lloj “tregu kriminal” i përdorur nga 60 mijë njerëz në të gjithë botën për të koordinuar shpërndarjen e mallrave të paligjshme, pastrimin e parave dhe planifikimin e vrasjeve, sipas Agjencisë Kombëtare Britanike të Krimit (NCA). /Telegrafi/