Një eurodeputet hungarez i partisë së djathtë të kryeministrit, Viktor Orban, ka shfrytëzuar ullukun për t’i shpëtuar policisë e cila ka bastisur një “ndejë seksi” në qytetin e Brukselit, ka kërkuar falje për shkeljen e rregullave të mbylljes së Belgjikës.
Jozsef Szajer, një anëtar i lartë i partisë Fidesz që ndihmoi në hartimin e kushtetutës së Hungarisë në vitin 2011, ishte një nga rreth 20 persona, kryesisht burra dhe duke përfshirë të paktën dy diplomatë të BE-së, të cilët morën pjesë në një ndejë të zhvilluar pranë Grand Place në qendrën historike të kryeqytetit belg, raporton theguardian.
Eurodeputetja ishte përpjekur të shpëtonte nga vendi i ngjarjes duke u ngjitur nga një dritare nga banesa e katit të parë para se të dallohej nga një kalimtar “duke ikur përgjatë ullukut”, sipas Sarah Durant, një zëdhënëse e zëvendës prokurorit publik të rajonit të Brukselit.
“Duart e njeriut ishin të përgjakura”, tha Durant. “Është e mundur që ai mund të ketë qenë i plagosur gjatë ikjes. Në çantën e shpinës u gjetën lëndë narkotike. Burri nuk ishte në gjendje të paraqiste ndonjë dokument identiteti. Ai u shoqërua në vendbanimin e tij, ku u identifikua si SJ (1961) me anë të një pasaporte diplomatike”.
Është raportuar se u përpoq të kërkonte imunitet diplomatik. Në një deklaratë, 59-vjeçari dha dorëheqje të dielën gjersa kërkoi falje për sjelljen e “papërgjegjshme”, por mohoi të kishte drogë.
Grumbullimi i paligjshëm i së premtes, i organizuar në Rue des Pierres, disa metra nga një stacion policie, theu rregullat e Belgjikës duke kufizuar tubimet e brendshme deri në katër persona. /Telegrafi/