Site icon Telegrafi

Policia bastisë një shtëpi në Fushë Kosovë, konfiskon gjashtë revole

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:30, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë kryer një operacion bastisjeje në një shtëpi në Fushë Kosovë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 armë zjarri.

• një Ecol Special 99 cal. 9mm, me dy karikatorë,
• një Cervena Zastava 9mm , me një karikator,
• një TT 7.62 mm , me një karikator,
• një CZ VZOR 50 Cal. 7.65 mm ,
• një Pjetro Bereta cal. 7.65mm model 70,
• një Bloë Mini cal 8mm nr .serik 5-154231 me një karikator si dhe
• 150 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar : M. G, mashkull, 75 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin për media.

I njëjti është intervistuar nga e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version