Site icon Telegrafi

Policia bastis zyrat e UEFA-s teksa skandali i Panamasë po përhapet

Zyrat e UEFA-s janë bastisur nga policia zvicerane si pasojë e përhapjes informacioneve nga ‘Dosja e Panamasë’ edhe në organizatën kryesore të futbollit evropian.

Policia ka analizuar detajet e një kontrate të nënshkruar nga presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino – bën të ditur The Guardian.

Një komunikatë për media e lëshuar nga UEFA, e ka konfirmuar praninë e policisë në zyrat e tyre.

“UEFA mund të konfirmojë se sot (e mërkurë) kemi pasur një vizitë nga zyra e Policisë Federale zvicerane që vepronte në bazë të një urdhri dhe që kërkonte kontratat ndërmjet UEFA-s dhe ‘Cross Trading/Teleamazonas’”.

“Natyrisht, UEFA ia ka siguruar Policisë Federale të gjitha dokumentet relevante që i kemi në dispozicion dhe do të bashkëpunojmë plotësisht”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version