Site icon Telegrafi

Policia bastis Stacionin e Autobusëve, arrestohet sekretari pasi u gjet një armë

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Stacionin e autobusëve në Prishtinë. Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësja rajonale, Flora Ahmeti për lajmi.net.

Ajo ka thënë se pas gjetjes së një arme pa leje në këtë pjesë ku në polici është shoqëruar edhe një person, bëhet fjalë për sekretarin e Stacionit të autobusëve, Korab Visoka, me urdhër të prokurorit policia është duke kryer një bastisje.

“Ne kemi marr një informacion për armëmbajtje pa leje një person është shoqëruar rreth orë 12. Ndërkohë që prokurori ka urdhëruar që të bastiset edhe një pjesë”, ka thënë Ahmeti.

Në stacionin e autobusëve dje dhe sot ka pasur protesta nga punëtorët që kanë kërkuar largimin e kryshefit ekzekutiv, Ylber Çitaku, i cili tanimë është shkarkuar nga bordi.

Exit mobile version