Telegrafi

Policia bastis një objekt në Zveçan, gjenden thasë të mbushura me rërë, Elshani: Janë përdorur për barrikada

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës sot është duke kryer një bastisje në Komunë të Zveçanit, ku në një objekt janë gjetur disa thasë të mbushura me rërë, të cilat në të kaluarën janë përdorë si istikame (llogore) në barrikadat në Rudar dhe në hyrje të Zveçanit.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai tha se sipas informacioneve që kanë pasur këto istikima mund të përdoreshin sërish në të ardhmen.

“Kemi pasur informacione dhe kemi pranuar sërish informacione se në një objekt mund të ketë thasë të mbushur me zallë që janë përdorur në të kaluarën si istikame (llogore) në barrikadat në Rudar dhe te hyrja në Zveçan. Janë tërheqë këta thasë dhe kemi pasur informacion se të njëjtat mund të përdoreshin sërish në të ardhmen”, tha Elshani.

Ai tutje theksoi se bastisja ende nuk ka përfunduar. /Telegrafi/