Policia e Kosovës ka raportuar se ka bastisur një lokal në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj ky dyshohet se janë organizuar lojëra të fatit.
Gjatë kësaj bastisje, policia ka konfiskuar 7 aparat për lojëra fati, dy kompjuter, tre televizor, një printer dhe 830 euro.
Gjatë këtij kontrolli janë takuar pesë dëshmitarë, ndërsa pronari i lokalit nuk është takuar.
“Rr.Ilaz Kodra Skenderaj, 08.12.2020-17:10.Raportohet se është bastisur një lokal me dyshimin e bazuar se po zhvillohej lojëra fati, ku gjatë kontrollit janë takuar 5 dëshmitarë meshkuj kosovarë ndërsa pronari nuk është takuar. Njësiti i hetuesisë ka konfiskuar: 7 aparat për lojëra fati, dy kompjuter, tre televizor, një printer dhe 830 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/