Sektori i Hetimeve Rajonale, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, sot me datën 10 janar 2019, ka ndërmarrë një operacion policor të bastisjes me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ku është bërë një bastisje në katër shtëpi dhe lokacione të ndryshme në Vushtrri me ç’ rast si të dyshuar për armëmbajtje pa leje janë arrestuar pesë (5) persona
“Si rezultat i bastisjeve gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur katër armë dhe sasi municioni i ndryshëm. Armët e konfiskuara gjatë kësaj bastisjeje janë:
tri (3) pistoleta
një (1) pushkë gjuetie
shtatëdhjetë e tre (73) fishekë për pistoletë
gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë të pushkës së gjuetisë”, thuhet në njoftimin për media.
Ndaj personave të dyshuar, janë iniciuar rastet ‘’mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve’’, ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt. /Telegrafi/