Site icon Telegrafi

Policia bastis jahtin luksoz në vlerë 3.2 milionë euro të Conor McGregor, pas akuzave të fundit ndaj tij për sulm seksual

Conor Mcgregor kishte disa vizitorë të padëshiruar në bordin e jahtit të tij në vlerë prej 3 milionë funtesh (3.2 milionë euro) pasi u bastis nga policia.

Famëkeqi po përballet me një hetim të ri nga ligji pasi u arrestua nën dyshimin e sulmit seksual dhe ekspozimit të pahijshëm ndaj një gruaje të martuar, shkruan The Sun.

Është pohuar se ylli i njohur “ekspozoi pjesët e tij private” ndaj një gruaje të re të martuar ndërsa ajo drejtohej në tualet në një bar të Korsikës.

McGregor u la i lirë dje pa ndonjë akuzë, por çështja penale është ende aktive dhe ai mund të thirret para një gjykatësi më vonë këtë javë.

Akuzat u bënë të enjten para se policia të bastiste jahtin e tij të premten në Korsikë.

Ai bleu jahtin e pabesueshëm në janar të vitit 2019, tre muaj pas humbjes së ndaj Khabib Nurmagomedov.

Jahti mban emrin “Ocean Dave”, model Prestige 750 dhe i ka të gjitha lehtësitë e përshtatshme për një kampion të UFC-së.

jahti ka katër kabina në bord, duke e bërë atë të përsosur për pushime me të dashurën Dee Devlin dhe dy fëmijët e tyre.

Siç pritej, jahti është i njohur për luksin dhe “komoditetin e tij të jashtëzakonshëm” dhe madje ka en-suitën e tij në kabinën e pronarit.

Brendësia e hijshme krenohet me një zonë të gjerë për t’u çlodhur me divane, një tryezë ngrënie dhe një zonë të madhe tarracë për të shijuar një pije në diell.

Forbes vlerëson se ish-kampioni botëror i UFC-së, McGregor vlen 75 milionë funte (81 milionë euro) – dhe ai nuk e fsheh pasurinë e tij të madhe.

Ai ishte i shpejtë për të treguar jahtin e tij kur bëri blerjen së bashku me një orë ‘Rolex’ me vlerë rreth 340,000 funte (368,000 euor).

Vendimi për të blerë jahtin u frymëzua nga Muhamed Ali pasi broshura e tij erdhi me një citim nga njeriu i madh që shkruante: “Ai që nuk është aq i guximshëm sa të rrezikojë, nuk do të bëjë asgjë në jetë”. /Telegrafi/

Exit mobile version