Site icon Telegrafi

Policia asiston inspektorët e AVUK-ut në Pejë, inspektohen 35 lokale në zonën e Pejës  

Foto: Arkiv

Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin  dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në njoftim thuhet se në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mbrëmë më datë 06.09.2021, duke filluar nga 19:30, Njësiti për reagim të shpejtë ( NJRSH), të mbështetur nga Njësiti special operativ (NJSO), së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë Pejë.

Njësitet Policore së bashku në inspektorët e AVUK-ut, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë tridhjetë e pesë lokale në këtë zonë.

Gjatë këtij plani të inspektimit janë shqiptuar tri gjoba, prej tyre një ndaj personit juridik dhe dy ndaj personave fizik.

“Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version