Site icon Telegrafi

Policia arreston tre pjesëtarë të një grupi kriminal, sekuestron armë dhe barna

Policia e Kosovës gjatë një operacioni që ka ndërmarr dje ka arritur të arrestoj disa persona të cilët janë pjesëtarë të një grupi kriminal.

Drejtori i Departamentit për Krime Ekonomike, Bashkim Spahiu, ka thënë se nga ky operacion janë konfiskuar 99 copë armë të shkurta, sasi e madhe barnash, para dhe gjësende të tjera me vlerë.

“Me krijimin e dyshimit të arsyeshëm se veprimtaria kriminale është në veprim e sipër është bërë përcjellja e të dyshuarve.Dje hetuesit fillimisht e kanë ndalë një veturë të dyshimtë Audi A3 ku gjatë kontrollit është has në sasi barnash të dyshuara për kontrabandim. Në një lokacion janë konfiskuar barna në mbi katër mijë paketime barna të një lloji, tre mijë e 12 paketime të një lloji tjetër, rreth tre mijë paketime të një lloji detergjenti dhe barna të ndryshme”, ka thënë ai në konferencë.

Spahiu ka shtuar se gjatë bastisjeve është arrit që të mblidhen prova tjera.

“Në një lokacion janë konfiskuar barna në mbi katër mijë paketime barna të një lloji, tre mijë e 12 paketime të një lloji tjetër, rreth tre mijë paketime të një lloji detergjenti dhe barna të ndryshme. Në cilësi të provave janë konfiskuar pesë mijë euro para të gatshme dhe dorëza medicinale. Policia ka konfiskuar 99 armë – 29 pistoleta të llojit Glok, 70 pistoleta të tjera dhe sasi municioni, si dhe tre vetura”, tha Spahiu.

Spahiu ka njoftuar se bëhet fjalë për grup kriminal dhe përveç tre të arrestuarve deri më tani që janë dërguar në mbajtje, pritet që të arrestohen edhe pjesëtarë të tjerë të grupit. /Telegrafi/

Exit mobile version