Polica e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë, të dyshuar për përdorimin dhe shitje të substancave narkotike.
Policia e Kosovës, njofton se njësia e antidrogës në Prishtinë paraprakisht kanë pranuar informata relevante se i dyshuari m/k me iniciale (L.H.) është duke u marr me aktivitete të kundërligjshme/shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme, kryesisht në qytetin e Prishtinës.
“Pas një pune hetimore dhe operative gati njëmujore në teren, antidroga e PK-së, dje më datë 16.12.2023, rreth orës 20:00, ka realizuar një plan taktik policor, me ç ‘rast është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari i lartcekur me iniciale dhe gjatë operacionit të bastisjeve në trup dhe lokacionet e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si: kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë kanë kryer proceduarat e vend shikimit, fotografimin dhe evidentimin e provave materiale për procedurë të mëtejme hetimore.
Gjithashtu me 16.12.2023, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës përmes veprimeve operacionale taktike ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve” është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të në mbajtje me urdhër të prokurorit./Telegrafi/