Site icon Telegrafi

Policia arreston të dyshuarin pas mesnatës në Prizren, nuk e respektoi urdhrin për tu ndalur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar njërin nga katër të dyshuarit në Prizren, pasi i njëjti nuk e kishte respektuar urdhrin e tyre për tu ndalur.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren.

Vetura e përdorur nga të dyshuarit e cila ishte pa targa po ashtu është sekuestruar.

“Rr. Mursel Osmanaj, Prizren 26.04.2021 – 02:16. Është arrestuar njëri nga katër të dyshuarit mashkull kosovarë pasi që nuk kishte respektuar urdhërata e personit zyrtar për t’u ndalur. Gjithashtu është sekuestruar edhe një veturë pa targa të cilën ishin duke e përdorur të dyshimtit”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur se “Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari fillimisht të dërgohet në mbajtje”.

“Në bazë të urdhëresës së gjykatës i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë”, njofton Policia. /Telegrafi/

Exit mobile version