Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Velkoviq nga partia Demokracia Serbe, janë arrestuar në veri të Kosovës të Mitrovicës, pasi të njëjtit ka penguar punëtorët e angazhuar në lyerjen e urës mbi lumin Ibër.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se ata u arrestuan për pengim të punëtorëve të kësaj komune, të cilët ishin duke lyer në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.
Elshani tha e Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.
Përfaqësues të subjektit politik Demokracia Serbe, së cilës i përket Arsenijeviq, derisa po mbahej debati me qytetarë në ambientet e Komunës së Mitrovicës Veriore, kanë kërkuar sqarime nga Elshani lidhur me arrestimin e bashkëpartiakute të tyre.
“Na vjen shumë mirë komunikimin që e kemi me ju. Arsenijeviq (Aca) është pak i ngutshëm por, kalohet dhe kjo, se ai se’ ka vra askënd. Ne nuk kemi heq flamura dhe nuk largojmë flamuj. Me pa dasht me heq flamurin nga Zveçani e kishim heq moti. Por, janë institucionet që merren me tema të ndryshme dhe nëse na kërkojnë ne intervenojmë. Nuke di se çka ka ndodh në incidentin e urës dhe ne pas takimit do të bisedojmë. Sa i përket incidentit me Acen do ta diskutojmë dhe me të, sepse ne kemi diskutime me Acen”, tha Elshani, raporton Telegrafi.
Ai është arrestuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer urën.
Arrestimi i Arsenijeviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut mbahet një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Në debat do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të komunës së Mitrovicës së Veriut, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në të për “shprehur shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”. /Telegrafi/