Policia ka arrestuar pesë të dyshuar në fshatin Lismir të Fushë Kosovës pasi që të njëjtit ishin rrahur mes vete.
Sipas Policisë katër prej tyre me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i pesti është dorëzuar pasi që kishte dorëzuar vullnetarisht një armë CZ 7.65 mm me gjashtë fishekë e cila është përdorur për kanosje.
“Ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, Policia ka arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, katër prej tyre me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa i pesti është liruar pasi i njëjti vullnetarisht ka dorëzuar një armë CZ 7.65 mm me gjashtë (6) fishekë e cila është përdorur për kanosje. Të gjithë të dyshuarit dhe viktima mashkull K/Shqiptar kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raport./Telegrafi/