Site icon Telegrafi

Policia arreston pesë persona lidhur me therjen e mbrëmshme që ndodhi në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona lidhur me rrahjen e mbrëmshme që ndodhi në rrugën “Ahmet Dërguti” në lagjen Arbëria, ku dy persona pësuan lëndime nga therja me thikë.

Në njoftimin e policisë thuhet se deri tek kjo përleshje dyshohet të ketë ardhur për qëllim hakmarrje.

Lexo po ashtu Therja me thikë mbrëmë në Prishtinë, njëri nga pacientët i nënshtrohet operacionit-gjendja stabile

“Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që, të njëjtit së bashku edhe me dy persona tjetër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar-në arrati, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, me qëllim hakmarrje kanë sulmuar dy viktimat meshkuj K/Shqiptar me mjet të mprehtë-thikë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, dhe sipas mjekëve njëri nga viktimat ka lëndime më të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore lidhur me rastin kanë konfiskuar një veturë si dëshmi, të cilën e kanë përdorur të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version