Telegrafi

Policia arreston një të dyshuar për dhunimin e 71-vjeçares

Një i dyshuar për rastin e dhunimit të 71-vjeçares është arrestuar, të mërkurën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka deklaruar Zahiti.

Pretendimet për dhunimin e 71-vjeçares i kishte konfirmuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re”, kanë thënë nga Prokuroria.

Ky rast u raportua të dielën.