Një shtetas i Rusisë është arrestuar ditën e premte në Zveçan.
Policia njofton se i dyshuari nuk kishte hyrë në mënyrë të rregullt në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Fsh .Grizhan , Zveçan 07.6.2024- 09:10. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Rusisë, pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftimin nga policia.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/