Telegrafi

Policia arreston një person për vrasjen në Ratkoc të Rahovecit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person me dyshimin për vrasjen më 17 maj në Ratkoc të Rahovecit.

“Fshati Ratkoc, Rahovec, më 17.05.2017-02:00. Në lidhej me rastin raportohet se me 16.08.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, pa dhënë më shumë detaje.

Ndryshe, më 17 maj në fshatin Ratkoc ishte gjetur i vdekur një 25-vjeçar.