Telegrafi

Policia arreston një person në Gjilan për posedim dhe shitblerje të paautorizuar të substancave narkotike

Foto ilustruese

Plani taktik i antidrogës së Policisë së Kosovës i koduar me emrin “kalaja”, ka vënë në pranga një person të dyshuar për “posedim/shitblerje të paautorizuar të substancave narkotike”.

Sipas njoftimit, me datë 28.03.2022 rreth orës 13:00, hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës në Gjilan pas një pune hetimore, me urdhër të organeve të drejtësisë realizuan një plan taktik të koduar me emrin “Kalaja” duke realizuar një bastisje  në fshatin  Pogragjë të Gjilanit.

Gjatë realizimit të bastisjes në shtëpinë e dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar prova apo dëshmitë si në vijim:

(280.7) gr.  marihuanë

(140) gr. marihuanë

(8.6) gr. marihuanë

(3.3) gr. fara për kultivim

(0.6) gr. kokainë

(1450) euro para të gatshme

(30) franga para të gatshme

(1) elektroshok

(3) peshore elektrike

(27) copë municion (fishek) të kalibrit të rendë

(2) copë (fishek) të kalibrit A/47

Në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit të dyshuarit i lëshohet Vendimi mbi ndalimin  për 48 orë, njofton Telegrafi.