Site icon Telegrafi

Policia arreston një person në Stokholm, emigrantët hakmerren duke u vënë zjarrin veturave dhe thyer dyqanet (Video)

Policia në Suedi u detyruan të përdorin të shtënat paralajmëruese, pasi një grup personash të paidentifikuar filluan trazirat në rrethinën Rinkeby të Stokholmit, në orët e vona të ditës së hënë.

Ata, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, u kanë vënë zjarrin disa veturave dhe kanë gjuajtur gurë në drejtim të policisë, si dhe kanë thyer xhamat e disa veturave.

Bëhet e ditur se një polic u plagos gjatë përleshjeve, si dhe shtatë vetura ishin djegur.

Trazirat thuhet se filluan pasi policia arrestoi një person të kërkuar në stacionin e metrosë në Rinkeby, një nga rrethet me numrin më të madh të emigrantëve në Stokholm.

Është e paqartë se sa njerëz ishin të përfshirë në trazira, por autoritetet policore kanë thënë se bëhej fjalë për një numër prej rreth 30-50 personave. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=VALTGrAy7rc

Exit mobile version