Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare.
Policia njofton se rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 18:30, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se nuk raportohet për lëndime, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/