Site icon Telegrafi

Policia arreston një person në Prizren, dyshohet se vodhi një kasafortë me para

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur një kasafortë në një lokal.

Arrestimi i personit të dyshuar ka ndodhur ditën e diel, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, duke depërtuar me forcë në brendinë e lokalit të ankuesit mashkull kosovar kanë vjedhur kasafortën me një shumë parash(nuk dihet saktësisht shuma)”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version