Site icon Telegrafi

Policia arreston një person në Prishtinë, sulmoi seksualisht fëmijët përmes rrjeteve sociale

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë.

Policia bën të ditur se arrestimi i tij ka ndodhur ditën e enjte (26 nëntor), transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë. Lidhur me rastin është kontrolluar një lokacion dhe ne cilësi të provave janë sekuestruar një kompjuter llaptop si dhe një telefon mobil”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Polici njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Telegrafi/

Exit mobile version