Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, transmeton Telegrafi.
Në raportin 24-orësh të publikuar nga Policia e Kosovës thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raste të tilla të dhunës familjare janë mjaft të shpeshta, PK po thuajse çdo ditë raporton për raste të tilla./Telegrafi/