Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Arllat të Drenasit, pasi që i njëjti i kishte marrë 2 mijë e 500 euro viktimës mashkull.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më 30 shtator, rreth orës 11:15, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, para dy jave i kishte marr 2500 euro viktimës mashkull kosovar dhe që nga ajo ditë më nuk i është përgjigjur”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/