Site icon Telegrafi

Policia arreston një person në Deçan, ai dyshohet të ketë organizuar lojëra të fatit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Deçan, i dyshuar për përfshirje në veprimtari penale.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se më datë 15.10.2019 rreth orës 01:15 në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit ka realizuar një plan operacional, me ç’rast është kontrolluar dhe bastisur një lokal, transmeton Telegrafi.

“Pas një pune intensive operativo – hetimore, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni policor Deçan dhe njësitet tjera në detyrë, me urdhër të Gjyqtarit të Gjykatës themelore në Pejë, dega Deçan, duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit kanë realizuar bastisje të një lokali, nën dyshimin që ishin duke organizuar-lojëra të fatit skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Policia tutje bën të ditur se, brenda në lokal janë gjetur një numër i konsiderueshëm i pajisjeve që shërbejnë për lojëra të fatit ‘ bastore sportive’, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor.

Policia njofton se i arrestuari është shtetas shqiptar i Kosovës, SH.S.(1963), pronar i lokalit, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48- orë./Telegrafi/

Exit mobile version