Policia e Kosovës, ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka falsifikuar certifikatat e statusit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me arsyetimin se kanë qenë ushtarë të UÇK-së.
Policia e Kosovës përmes një komunikatë dërguar mediave, ka bërë të ditur se rasti është iniciuar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (DHKEK) për dyshim të bazuar për Veprën Penale “Falsifikim i Dokumentit” dhe “Mashtrim”, lëndë e cila është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, përcjell Telegrafi.
Në lidhje me rastin më 14.03.2019 janë arrestuar tre persona, ndërsa në bazë të autorizimit ligjor është kërkuar që të zhvillohen veprime të mëtutjeshme hetimore.
Policia e Kosovës, në komunikatën thotë se janë duke ndërmarr veprime hetimore në vazhdimësi, sepse ekziston dyshim i arsyeshëm se mund të ketë edhe persona tjerë të përfshirë në këtë rast./Telegrafi/