Site icon Telegrafi

Policia arreston një person i cili kishte regjistruar vetura false

Policia e Mitrovicës ka identifikuar katër vetura me dokumente fals, dhe kanë arrestuar një person si të dyshuar të lidhur me këtë ngjarje.

“Si rezultat i përpunimit të informatave në fushën e parandalimit të veprimtarive kriminale, njësia rajonale e auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, dje ka realizuar një kontroll në një lokacion, ku kryesisht ushtrohet veprimtari e shitblerjes së automjeteve dhe pjesëve të tyre”, thuhet në komunikatën e Policisë në Mitrovicë.

Nga ky kontroll ka rezultuar me identifikimin e katër veturave, dokumentacioni i të cilave nuk përputhej me numrat identifikues të veturave përkatëse.

“Mbi dyshimet e ngritura hetuesit policorë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar F. B. 21 vjeçar, në pronësi të të cilit janë identifikuar veturat me dokumentacion të falsifikuar ”, thuhet në njoftim.

Ndërsa hetuesit policorë me autorizim të prokurorit të çështjes do të vazhdojnë hetimet drejt verifikimit të prejardhjes së këtyre veturave.

Exit mobile version