Telegrafi

Policia arreston një femër në Vushtrri, ajo ishte duke shërbyer pije në një lokal

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Vushtrri, pasi që e njëjta është hasur duke punuar në një lokal dhe duke shërbyer pije.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila nga njësiti policor është hasur brenda në një lokal duke punuar dhe duke shërbyer pije. E dyshuara nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, ndaj të cilës është iniciuar lënda e rastit dhe e njëjta pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Telegrafi/