Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Pejë, një mashkull dhe një femër, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën mundësim ose detyrim në prostitucion.
Sipas raportit policor me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/