Site icon Telegrafi

Policia arreston një 18 vjeçar në Prishtinë, i dyshuar për vjedhje të rënda

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 18 vjeçar në Prishtinë, i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “sot në lagjen Tophane në Prishtinë, hetuesit policor të stacionit Policor Qendra, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë ne Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve të rënda”.

Policia njofton se rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve në ai që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: E.G . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 9 raste të vjedhjeve të rënda ,që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari. /Telegrafi/

Exit mobile version