Site icon Telegrafi

Arrestohen katër persona në Fushë Kosovë, po kryenin shitblerje të kokainës në parkingun e një pompe të derivateve

Policia e Kosovës, konkretisht antidroga në Prishtinë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pas një hetimi një mujor me datë 01.01.2022 rreth orës 15:10, ka zhvilluar një operacion policor me ç ‘rast në parkingun e një pompë të derivateve në Fushë Kosovë, në brendësi të veturës BMË ngjyrë e zezë, me targa vendore ka arrestuar në flagrancë katër (4) persona të dyshuar (A.B; A.M; F.A; dhe D.J) të cilët janë hasur duke shkëmbyer substanca narkotike me para.

“Gjatë arrestimit tek i dyshuari (A.M) janë gjetur një sasi e narkotikeve e llojit Kokainë me peshë prej 11.1 gramë të cilën e kishte blerë nga i dyshuari tjetër (A.B), dhe tek i cili janë gjetur gjashtë qind e pesë dhjetë (650) Euro para të gatshme të cilat i kishte nga të dyshuarit që gjendeshin në automjet dhe tek këmbët i është gjetur një sasi e Kokainës me peshe prej 6.1 gramësh.

Pas arrestimit të personave të dyshuar në konsultim me autoritetet e drejtësisë është bërë kontrollimi i banesës së të dyshuarit të lartcekur (A.B) e cila gjendej ne Fushë Kosovë ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: gjashtë (6) paketime të madhësive të ndryshme të mbushura me kokainë me peshë të përgjithshme prej (83.7 gram), 4150 Euro para të gatshme (që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e narkotikeve), një (1) peshore digjitale, gërshërë dhe pajisje të cilat i ka përdorur për paketimin e narkotikeve”, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit policor janë konfiskuar dy vetura: një BMË ngjyre e zezë, një Ford me të cilat dyshohet se lëviznin personat e dyshuar, si dhe katër (4) telefona celularë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen mbajtje për procedura të mëtejme. /Telegrafi/

Exit mobile version