Site icon Telegrafi

Policia arreston katër persona në Pejë, të dyshuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Pejë, të dyshuar për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “vjedhje pylli”.

Në njoftim thuhet se njësitet e Stacionit Policor në Pejё, me datën 04 shtator 2020, rreth orës 01:00, kohё e cila ёshtё i ndaluar qarkullimi me vendim tё qeverisё sё Kosovёs, nё fshatin Vitomiricё komuna Pejё, kanё ndaluar dy automjete.

Njё kamionetё pa targa dhe njё veturё Nissan me targa vendore, gjatё kontrollit nё kamionetё janё gjetur pesё (5) copё dru teknik ndёrsa ne veturën Nissan nё ulёset e prapme janё gjetur dhe konfiskuar: Njё (1) AK 47, njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe njezet e shtatё (27) copё fishekё.

“Personat e dyshuar janё arrestuar tё njëjtit pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit dy (2) nga tё dyshuarit pёr veprёn penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dёrgohen nё mbajtje, ndërsa dy (2) tё dyshuarit për veprёn penale ‘vjedhje pylli’ lirohen ne procedure te rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version