Site icon Telegrafi

Policia arreston gjashtë të dyshuar, konfiskon rreth 47 kg marihuanë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë, në asistencë edhe të Njësisë Speciale Operative, të Njësisë me Qenë – K9 dhe Krim Teknikës, pas një hetimi paraprak dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, më 03.01.2018 rreth orës 13:50 ka realizuar një kontroll në dy lokacione ku dyshohej se ka lëndë narkotike.

Kontrolli policor është realizuar në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe në Matiqan-Prishtinë.

Në këto lokacione është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale sasia prej: 47 kg e 115 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tri armë-revole, 27 copë municion 9 mm, 29 copë municion 7.9 mm, 8 telefona, 2 725 euro, 100 dinar të Serbisë dhe tri vetura.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar gjashtë të dyshuar: J.M 1945; B.B 1988; A.L 1995; I.B 1980;         B.F 1978; F.S 1985.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në Qendrën e Mbajtjes. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version