Site icon Telegrafi

Policia arreston dy persona në Tiranë, kultivonin bimë narkotike në shtëpi

Policia e Tiranës ka publikuar sot pamjet e një operacioni ku ka zbuluar një banesë të përshtatur për kultivim e bimëve narkotike me llamba në kryeqytet dhe ka arrestuar dy persona.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pranga u vunë 38-vjeçari A.K. dhe 23-vjeçari L.Z. dhe u sekuestruan një shumë e madhe parash.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., janë gjetur vazo me fidanë kanabis, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë kanabis, që ishte ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga policia, dhe sende të tjera.

Operacioni ka vijuar për goditjen e veprimtarisë së shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi L. Z. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonën e ish-Parkut në Tiranë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version