Telegrafi

Policia arreston dy persona në Prishtinë, për vjedhje të rëndë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me inicialet R.B. dhe B.K., të dyshuar për vjedhje të rëndë, rasti ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Lordi Bajron”.

Ky arrestim u bë i ditur nga policia e cila përmes një komunikate për media ka dhënë detaje.

”Sot nga njësitet policore të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, janë arrestuar dy persona për një rast vjedhje të rëndë. Rasti ka ndodhur me datë 09.05.2019 në Prishtinë, në rrugën “Lordi Bajron”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas policisë një viktime mashkull i është vjedhur një veturë e tipit Suzuki me vlerë prej 12 mijë euro, si dhe stoli ari e gjësende të tjera që arrijnë vlerën rreth 6000 euro.

Siç thuhet në komunikatë puna e hetuesve policor lidhur me rastin në fjalë është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative janë arrestuar dy persona: R.B, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe B.K, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës .

Policia bën të ditur se pjesë e këtij operacioni ka qenë edhe bastisja e tri lokacioneve, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën dhe gjësendet të cilat janë raportuar si të vjedhura.

I dyshuari R.B, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që i dyshuari i dytë, B.K, ndaj të cilit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura”, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.