Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , sot rreth orës 12:37 ka pranuar një informacion se një person me inicialet B.B ( M/K) i moshës 46 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër M.B (M/K) i moshës 52 vjeçar, këtë të fundit e kanos me armë zjarri .
Në lidhje me këtë, Njësitet Reaguese të stacionit policor në Ferizaj të shoqëruara edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH), kanë arritur shumë shpejtë në vendin e ngjarjes, në një fshat të Ferizajt dhe aty kanë hasur të dyshuarin me pistoletë në dorë duke e kërcënuar personin tjetër .
“Policia nga afër, pas disa urdhrave që i japin të dyshuarit që të lëshojë armën, i dyshuari më në fund dorëzohet dhe lëshon armën në tokë . Në lidhje me këtë, arrestohen dy të dyshuarit e kësaj ngjarje , konfiskohet arma e zjarrit ( pistoletë e mbushur me 9 fishek) dhe shoqërohen në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.
Tutje, në njoftim thuhet se, me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt , përkatësisht gjyqtarit të procedurës paraprake, bastiset shtëpia e të dyshuarit B.B, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me 10 fishek dhe një thikë.
“Policia, pasi interviston të dyshuarit e kësaj ngjarje, pas hetimeve në proces, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , që të dy të dyshuarit B.B dhe M.B, dërgohen në mbajtje për 48 orë ,njëri për kanosje me armë zjarri, ndërsa tjetri për sulm”, vijon komunikata.
Më tej, në njoftim thuhet se ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj. /Telegrafi/