Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të tre personave.
“Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona për të cilët ekziston dyshimi se mund të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.
Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin për media.
Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera. /Telegrafi/