Site icon Telegrafi

Policia arreston dy persona dhe sekuestron katër armë zjarri në rajonin e Mitrovicës

Dy persona janë arrestuar ditën e enjte në Mitrovicë dhe Vushtrri, si dhe janë sekuestruar katër armë zjarri.

Policia njofton se rreth orës 20:20, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, njësit policore kanë arritur ta lokalizojnë dy vende të ndryshme se ku ka pasur të shtëna ku dhe kishte ahengje, si prove materiale janë konfiskuar dy armë zjarri të llojit pistoletë në dy lokacione e ndryshme.

“Janë arrestuar dy persona të dyshuar A.J., 50 vjeçar dhe M.Sh., 52 vjeçar, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit, të dy të dyshuarve në fjalë u është caktuar masa e ndalimit policor. Ndërsa rreth orës 22:00 policia në Vushtrri ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, njësit policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin ku ka pasur të shtëna ku dhe kishte një aheng. Si provë materiale janë konfiskuar dy armë zjarri të llojit pistoletë”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se personi i dyshuar A.S., 29 vjeçar është arrestuar dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Ndaj personave të dyshuar në fjalë, janë iniciuar rastet për veprat penale: Përdorim i armës dhe Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”./Telegrafi/

Exit mobile version