Telegrafi

Policia arreston 26 persona brenda 24 orëve

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 26 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas raportit të policisë, 16 persona janë dërguar në mbajtje, ndërkaq dy të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

Policia po ashtu gjatë këtij 24 orëshi ka shqiptuar 728 tiketa trafiku. /Telegrafi/